Dukeni më të rinj se mosha juaj? Çfarë do të thotë kjo për shëndetin

schedule17:37 - 3 Shkurt, 2023

schedule 17:37 - 3 Shkurt, 2023

Ju ka ndodhur që të takoni dikë dhe t’ju thotë se dukeni më të rinj se sa jeni në të vërtetë? Por çfarë tregon kjo për shëndetin? Sipas studiuesve, kjo është një gjë e mirë për shëndetin. Shkencëtarët morën me mend moshën e 2700 njerëzve të moshës 50-90 vjeç bazuar në fotot e tyre.

Më pas ata vlerësuan të dhënat e tyre mjekësore për të identifikuar ndonjë tendencë në gjendjen e tyre shëndetësore. Rezultatet treguan se ata që dukeshin pesë vjet më të rinj se mosha e tyre aktuale kishin aftësi më të mira perceptuese.

Ata gjithashtu kishin 25% më pak gjasa të vuanin nga probleme mjekësore si katarakti. Për hulumtuesin kryesor, Tamar Nijsten, përfundimi i studimit është i thjeshtë: “Kur dukeni më i ri se sa jeni, atëherë shëndeti i organeve, trupit dhe mendjes tuaj do ta pasqyrojë atë”

Ne zbuluam se pamja rinore lidhet me treguesit e ulët të plakjes së sistemeve të trupit”. Megjithëse hulumtimi nuk është i plotë dhe përfundimtar, besohet se ofron dëshminë më të mirë ende se mosha që “duket” reflekton gjithashtu plakjen e brendshme të trupit.

Studiuesit vunë re se rezultatet më të larta ishin zakonisht meshkujt (61% e pjesëmarrësve), jo duhanpirës dhe paksa me të mbushur, gjë që “mbushte” fytyrën e tyre dhe i bënte ato të dukeshin më rinor. /abcnews.al