Një 99-vjeçare e mbijetuar e Holokaustit, e cila tani është bërë e famshme në platformën TikTok për videot e saj që përshkruan tmerret e Luftës së Dytë Botërore, është vlerësuar me një MBE në Pallatin Windsor të Britanisë nga Mbreti Charles.
Lily Ebert, një anëtare themeluese e Qendrës së Mbijetuarve të Holokaustit në Mbretërinë e Bashkuar, u vlerësua për shërbimet e saj në mësimin e gjeneratave të reja rreth Holokaustit.
99-vjeçarja u shoqërua në Pallatin Windsor nga stërnipi i saj, 19-vjeçari Dov Forman. Materiali edukativ që ata krijojnë në TikTok ka miliona shikime dhe Ebert është një nga personazhet e famshëm në platformë.
@lilyebert The barracks in #auschwitzbirkenau, where Lily was imprisoned ? #auschwitz #hell #holocaust #history #learnontiktok #neveragain #neverforget ♬ Schindler’s List – Movie Theme – Michele Garruti
“Nuk ka kaluar shumë kohë që disa njerëz më gjuanin dhe donin të më vrisnin për fenë time dhe tani po e marr këtë nder të madh. Fjalët nuk mund të përshkruajnë saktësisht se sa do të thotë kjo për mua ”, theksoi Ebert dhe vazhdoi:
“I premtova vetes se nëse mbijetoja, atëherë do t’i tregoja gjithë botës atë që na ndodhi në Aushvic -se kishte njerëz që vdiqën vetëm për besimet e tyre. Na bënë të besojmë se nuk e meritojmë jetën” .
Ebert ishte 20 vjeç kur u çlirua nga Aushvici dhe jetoi për një vit në Zvicër përpara se të transferohej në vitin 1946 në atë që tani është Izraeli. Në vitin 1967 ajo emigroi në Britani me bashkëshortin e saj Samuel.
Tani, ajo jeton në Londrën Veriore dhe është nënë e tre fëmijëve dhe gjyshe e dhjetë nipërve. Ajo u bë stërgjyshe për herë të 36-të vitin e kaluar.
Ajo thotë se gjithmonë ka luftuar për të qenë një forcë pozitive dhe inkurajon të gjithë të mësojnë të “vlerësojnë dallimet tona dhe të mësojnë nga njëri-tjetri, të jenë të sjellshëm me njëri-tjetrin. Diçka kaq e tmerrshme (dmth. si Holokausti) nuk duhet të ndodhë më kurrë. Sa të jem gjallë, do të përpiqem t’i mësoj botës të jetë tolerante”.
Ndërkohë, nipi i saj i zbuloi fjalët e gruas Mbretit Charls: “Isha në ferr, në Aushvic. Sa e veçantë është të jesh me ty, me mbretin në pallat” ./abcnews.al