Ashtu si çdo vit tjetër, edhe këtë vit dita e fundit e merkatos së dimrit është e mbushur me plot të papritura, me klubet që janë duke luajtur kartat e tyre të fundit, në përpjekje për të forcuar ato pozicione që mund të ndihmojnë në përmirësimin e situatës ku ndodhen ose të ruajnë kosistencë.
Në bazë të raportimeve nga mediat e huaja, anglezët e Nottingham Forest janë duke mendur një emër të ri si “gardian” të portës së tyre dhe emri i preferuar i bordit të Forest është 3 herë fituesi i Champions League, Keylor Navas.
Mediat raportojnë se kostarikani kërkon garanci teknike ku të jetë pjesë e formacionit titullar dhe gjithashtu garanci ekonomike. Nottingham duhet të punojë kundra kohës në rast se kërkon të sjellë Navas këtë dimër, me tregun anglez të transferimeve që mbyllet sonte në mesnatë. /i.m /abcnews.al