Sot në Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë do të mbahet një takim ku do të diskutohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbë. Pjesëmarrës do të jenë zyrtarë nga Presidenca, liderë partiakë, diplomatë dhe anëtarë të shoqërisë civile. Takimi pritet të mbahet në mesditë.
LEXO EDHE: SHBA: Kurti dhe Osmani konfirmojnë pjesëmarrjen në diskutimin për Asociacionin
Ambasada amerikane njoftoi një ditë më parë se Zyra e presidentes Vjosa Osmani dhe ajo e kryeministrit Albin Kurti kishin konfirmuar pjesëmarrjen në diskutim. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësja e Ambasadës Amerikane Katherine Judd për Radion Evropa e Lirë.
Ndërkaq, Organizata gjermane Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) publikoi të hënën një draft-statut, ku parashihet që Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë të formohet në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës./abcnews.al


