“Durrës Yacht & Marina”/ Balluku: Projekti më i madh ekonomik i vendit

schedule10:49 - 30 Janar, 2023

schedule 10:49 - 30 Janar, 2023

“Projekti më i madh ekonomik në Republikën e Shqipërisë”. Kështu e ka konsideruar zv/kryeminisrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku marrëveshjen e firmosur sot për zhvillimin e projektit “Durrës Yacht & Marina” mes Qeverisë Shqiptare , Albanian Seaports Development Agency , Eagle Hills Real Estate.

“Ky është projekti më i madh ekonomik që Republika e Shqipërisë ka patur ndonjëherë, por edhe me një element me rëndësi. Për herë të parë shteti shqiptar është bashkëaksioner në një projekt i cili do të ketë një vlerë investimi rreth 2 mld euro. Ky projekt do të ndryshojë të gjithë pamjet e turizmit për të gjithë rajonin.

Kemi edhe një grup të përgatitur. Koha e negocimit një shkollë e vecantë për të gjithë ju . Realizimi do vërtetojë se kemi bërë zgjedhjen e duhur, kemi patur momente, kur palët mendonin se nuk do ecte ky projekt.

Duhet thënë se ky projekt i pari i këtij lloji, parashikon krijimin e një kompanie të përbashkët. Ku shteti që është aksioner në masën 33% ka të gjitha benefitet e një aksioneri në të ardhura e fitim.

Shteti ka përgjegjësi të ruajë asetet strategjike, kalatat, baseni dhe kanali I Portit, këto mbeten pronë shtet, sic mbetet edhe 45% e hapsirës së portit aktual. Ky zhvillim ridimensionon edhe fuqinë e autoritetit portal të Durrësit. Durrësi tashmë do të bëhet me dy porte, porti turistik i Marinës, dhe porti tregtar i Porto Romanos.

Më 1 shkurt do të bëjmë prezantimin e detajuar inxhinierik, kemi patur mbi 40 aplikime nga kompani ndërkombëtare. Do të jetë port I lidhur me dy porte të thata në Prishtinë e Strugë. Do ketë ndikim në zhvillimin ekonomik të rajonit. Do të shtrihet në 450ha, është studiuar për të qënë i aksesuseshëm për dekadat e ardhshme, për të akomoduar anije të tonazhit të rëndës, pasi thellësia do të jetë mbi 16 m. Kjo është një vendimmarrje zhvillimore e kryer në analizë të detajuar. Këto projekte do e kthejnë Durrësin në pikë reference të Mesdheut. Tani nis një fazë e vështirë, ajo e implementimit. Me të gjithë këta komponentë do ia dalim ti marrim më të mirën këtij projekti.” u shpreh Balluku.