Autoritetet britanike kanë goditur një bandë që trafikonte dhe shiste drogë dhe kanë arrestuar 12 shqiptarë. Mediat raportojnë se shqiptarët trafikonin kokainë në Londër.
12 anëtarët e “bandës së krimit të organizuar në shkallë të gjerë”, sipas drejtësisë britanike janë përgjegjëse për furnizimin e qytetit të Londrës me kokainë.
Policia e kryeqytetit britanik bën të ditur se “kanë ndërprerë” aktivitetet e bandës, të cilët kishin një sistem të shpërndarjes së “korrierëve” dhe “kontrolluesve”, të cilët dërgonin drogën tek punëtorët, në Londër.
Një hetim prej tetë muajsh arriti që të shkatërroj grupin dhe të vërë nën pranga tetë prej korrierëve, dy kontrollorë si dhe dy persona të tjerë të implikuar.
Në total, policia konfiskoi 1,2 kg drogë, të një vlere prej rreth 144,000 paund, si dhe 20,000 paund, para kesh. Gjithashtu janë konfiskuar dy telefona që i përkisnin dy kontrollorëve.
Gjithashtu shtypi britanik raporton se anëtarët e bandës në total janë dënuar me 33 vjet burg./abcnews.al