Një burrë është ndaluar nga Policia Kufitare e Rinasit pasi i janë gjetur në valixhe 42.300 euro të padeklaruara. Mësohet se gjatë kontrollit të bagazheve, shtetasit me iniciale “J.M”, i janë gjetur eurot dhe si pasojë po procedohet penalisht dhe ndiqet në gjendje të lirë.
Njoftimi i Policisë:
Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të shtuara, në dalje kanë kaluar për kontroll të detajuar bagazhet e shtetasit J. M., 49 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të bagazheve të këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar 42 300 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve ligjore.
Në vijim të veprimeve shtetasi J. M., 59 vjeç, banues në Tiranë, u procedua penalisht dhe ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Materialet i kanë kaluar për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al