Qëllimi i 74- vjeçarit spanjoll të arrestuar për dërgimin e letrave bombë në institucione si Ministria e Mbrojtjes spanjolle dhe ambasada ukrainase në Madrid ishte të bënte presion ndaj qeverisë spanjolle për t’i dhënë fund ndihmës për Ukrainën, tha sot një hetues.
74-vjeçari po përballet me akuzat për terrorizëm, sipas dokumenteve të gjykatës të publikuara sot.
Letrat bombë iu dërguan, ndër të tjera, kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, ambasadës ukrainase në Madrid, ministrit të mbrojtjes, një kompani që prodhon raketahedhës të dërguar nga Madridi në Kiev, një bazë e madhe ushtarake spanjolle, zyrat e qeverisë, dhe në ambasadën e Shteteve të Bashkuara në periudhën nga data 24 nëntor deri më 2 dhjetor.
Një nga punonjësit e ambasadës së Ukrainës në Madrid u plagos në dorë nga shpërthimi i njërës prej letrave, e cila i drejtohej ambasadorit të Ukrainës.
/abcnews.al