Novak Djokovic është kualifikuar për në finale dhe do të përballet me lojtarin grek, Stefanos Tsitsipas.
Tenisti grek është numri katër në botë dhe Djokovic i pesti, ku së bashkur do të jenë finalistët e “Grand Slam” të “Australian Open”.
Tsitsipas shkon për herë të parë në finalen e këtij turneu, aty ku serbi ka fituar 9 herë dhe në këtë finale të radhës, ai kërkon suksesin e dhjetë.
Dy tenistët janë përballur edhe vjet në finalen e Wimbledon, ku Djokovic fitoi pa shumë probleme. Për pasojë, greku synon hakmarrjen dhe të fitojë për herë të parë në karrierën e tij një “Grand Slam”. Në gjysmëfinale, Tsitsipas mundi 3-1 rusin Karen Khachanov.
Një ndeshje në përgjithësi e ekuilibruar, por përvoja dhe aftësitë e grekut bënë diferencën në fushë. Më ë lehtë fitorja e Djokovic, që në gjysmëfinale eliminoi surprizën amerikane Tommy Paul, duke fituar 3-0. Finalja do të luhet të dielën./ h.ll/abcnews.al