Zaptoi foltoren, Berisha dhe 4 deputetë përjashtohen nga Kuvendi

schedule12:02 - 27 Janar, 2023

schedule 12:02 - 27 Janar, 2023

Pesë protagonistët kryesore të kaosit parlamentar ditën e enjte, me në krye Sali Berishën, janë dënuar.

Partia Socialiste u ankua në sekretariatin e etikës dhe kërkoi përjashtimin me 10 ditë të liderit demokrat, bashkë me ata që pas tij mbajtën fjalime në foltore, përkundër urdhrit të Lindita Nikollës.

Bashkë me Berishën Kuvendi vendosi të përjashtojë edhe Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edmond Spaho dhe Edi Paloka.

Pavarësisht se në aksion u përfshinë edhe deputetë të grupit zyrtar, atij të Alibeajt, sic ishte ky episod i Gazment Bardhi, PS nuk është ankuar për ta.

Mes gjithë grupit të deputetëve që u mblodhën në këmbë rreth Berishës, mazhoranca zgjodhi të ndëshkojë vetëm ata që mbajtën fjalime pa leje në podiumin e Kuvendit.

Por Sali Berishës i doli në krah Saimri Korreshi, deputet që për kryetar njeh Enkelejd Alibeajn, dhe që është një prej anëtarëve të Komisionit të Etikës.