Është arrestuar autori i plagosjes në Shkodër. Zyhdi Shpejtimi, 78 vjeç ka rënë në prangat e policisë pasi qëlloi me thikë shtetasin Bledar Troshani pas një sherri në qendër të qytetit. Abc News mëson se Troshani ka marrë plagë të rënda dhe aktualisht ndodhet në sallën e operacionit.
Sakaq, nga informacionet e para të siguruara nga gazetari Simon Shkreli, dyshohet se 78 vjeçari është i afërm i Troshanit. Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet që çuan në konfliktin mes tyre.
“Plagosi me mjet prerës (thikë) një 44-vjeçar, kapet menjëherë dhe shoqërohet në Komisariat, autori i dyshuar. Rreth orës 18:15, në lagjen “Qemal Stafa”, shtetasi Z. Sh., ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin B. T., 44 vjeç, të dy banues në lagjen “Kongresi i Përmetit”.
Falë veprimeve të shpejta policore, është bërë e mundur kapja e menjëhershme dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, i shtetasit Z. Sh., me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.”, njofton policia.
/abcnews.al