Milan është një ndër klubet që monitorojnë situatën e Joao Cancelos të Manchester City.
Karriera e mbrojtësit portugez në Etihad ka ngecur që nga kthimi nga Kupa e Botës muajin e kaluar dhe 28-vjeçari po lufton për të luajtur rregullisht. Pep Guardiola ka filluar të përdorë Ake dhe Lewis si mbrojtësa të krahut, duke bërë që portugezi të qëndrojë në stol.
Bashkë me Cancelo, edhe Walker ka përfunduar në pankinë, duke munguar në ndeshjet më të rëndësishme.
Cancelo nënshkroi zgjatje të kontratës me Cityn vetëm 12 muaj më parë. Ai aktualisht është i lidhur me klubin anglez deri në verën e vitit 2027. Kështu që do të duhej një ofertë e madhe për të tunduar kampionët për të shitur një lojtar që ka qenë vendimtar për suksesin e tyre të fundit.
Cancelo mbërriti në Etihad nga Juventus në vitin 2019 dhe ka luajtur 154 ndeshje në total deri më tani me anglezët, ku ka shënuar 9 gola dhe ka asistuar 22 herë. Sipas portalit të njohur për statistika, “Transfermarkt”, vlera e portugezit në treg është 70 milionë euro./ h.ll/abcnews.al