Pse nuk duhet ta mbështillni kurrë ushqimin me letër alumini?

schedule20:24 - 25 Janar, 2023

schedule 20:24 - 25 Janar, 2023

Për të ruajtur ushqimin e mbetur, zakonisht përdorim një copë letër alumini. Ne përgjithësisht e bëjmë këtë për të parandaluar grumbullimin e mizave në ushqim, ose për ta mbajtur atë të ngrohtë. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se kjo është një zgjidhje shumë e keqe dhe e dëmshme.

Kur mbulojmë ushqimin e sapo gatuar ose të ringrohur me letër alumini, të cilën zakonisht e blejmë për këtë qëllim, lejojmë që bakteret në ushqim të zhvillohen më shpejt. Bakteret favorizohen nga temperaturat më të larta, në të cilat mbijetojnë më lehtë, dhe më pas riprodhohen më shpejt, gjë që çon në prishjen më të shpejtë të ushqimit.

Në vend të kësaj, do të ishte mirë që ushqimi të vendoset në një enë të madhësisë së duhur, domosdoshmërisht me kapak. Ushqimi duhet të ruhet menjëherë në frigorifer, dhe të mos lihet në temperaturë ambienti, sepse është mjaft i favorshëm edhe për bakteret. Vetëm kështu do të jemi të sigurt se ushqimi nuk do të prishet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!