Videot ku disa protestues rrethojnë kryeministrin kanadez Justin Trudeau dhe i bëjnë thirrje të japë dorëheqjen janë vërë virale kudo.
Ngjarja ka ndodhur në Hamilton, Ontario, ku Trudeau dhe kabineti i tij kanë shkuar për të diskutuar planet e qeverisë gjatë asaj që ai ka pranuar se është një “kohë e vështirë” me një recesion të mundshëm në horizont dhe kanadezët në gjunjë nga inflacioni i lartë.
Në videot e postuara në rrjetet sociale, protestuesit mund të shihen duke valëvitur flamuj dhe duke bërtitur “jep dorëheqjen!”.
This was quite a scene outside James St restaurant in Hamilton when @JustinTrudeau and security pulled a classic decoy move with protesters by his car in the back. But he still got an earful from some angry demonstrators pic.twitter.com/efcPAJvuvK
— Joe Warmington (@joe_warmington) January 25, 2023
Në një nga videot, Trudeau shihet duke ecur në një rrugë kryesore të shoqëruar nga policia, ndërsa ndiqet nga protestuesit që mbanin në duar parulla kundër tij.
Në një video tjetër, protestuesit mund të shihen duke i rënë borive dhe duke sharë Trudeau.
Trajtimi i pandemisë nga qeveria Trudeau është kritikuar shumë dhe ka shkaktuar reagime të shumta në Kanada. Në fillim të vitit të kaluar, një protestë e madhe e shoferëve të kamionëve kundër vaksinimeve të detyrueshme Covid-19 paralizoi kryeqytetin Otava.
/abcnews.al