‘Veprat s’janë të një rëndësie të veçantë’, si u përpoq kosovari të justifikohej para Policisë në Durrës

schedule10:20 - 25 Janar, 2023

schedule 10:20 - 25 Janar, 2023

Policia në Portin e Durrësit goditi ditë e sotme një rast të dyshuar për trafikim të veprave të artit. Një 32-vjeçar nga Kosova, i identifikuar si Vladimir Bardhi, kishte futur në makinën e tij  tip ‘Benz” shtatë skulptura për të cilat nuk zotëronte asnjë dokument apo akt pronësie dhe kjo ka ngjallur dyshimet e Policisë.

Gazetari i ABC News, Leonidha Musaj tregoi detaje rreth arrestimit të shtetasit të Kosovës, ndërsa mësohet se para oficerëve të Policisë Gjyqësore ai ka deklaruar se veprat që kishte në makinë nuk janë të një rëndësie të veçantë.

“Personi Vladimir Bardhi nuk dihet se ku i ka marrë veprat. Mungonte dokumentacionin përkatës pasi veprat e artit kanë dokumentacion, qoftë për ta mbajtur në Shqipëri apo të ta çuar drejt shtetit italian. Ky person nuk i ka dhënë informacione të nevojshme Policisë dhe e kanë pyetur se çfarë janë, ndërsa ai ka thënë se nuk janë vepra të një rëndësie te veçantë. Policia ka dyshime se janë vepra të një rëndësie të veçantë, por duhen specialistët për të përcaktuar rëndësinë e tyre”, raporton gazetari.

Tani do jenë ekspertët e fushës ata të cilët do të japin versionin e tyre mbi rëndësinë e veprave të sekuestruara, ndërsa 32-vjeçari akuzohet për “trafikim të veprave të artit”.