Bllokohen disa makina, në kërkim edhe 4 të tjera

schedule10:01 - 14 Korrik, 2019

schedule 10:01 - 14 Korrik, 2019

Në Lezhë dhe në Laç ka nisur operacioni për bllokimin dhe sekuestrimin e makinave luksoze të cilat dyshohen se janë blerë me të ardhura që rrjedhin nga aktivitete kriminale.

Sipas njoftimit të policisë vendore, janë sekuestruar 4 automjete luksoze dhe po punohet për gjetjen dhe sekuestron edhe 4 automjeteve të tjera  luksoze. Këto automjete i përkasin një personi të ekstraduar në Itali për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Operacioni u zhvillua në funksion të procedimit penal të vitit 2019, regjistruar për veprën penale  “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

Policia në bashkëpunim  me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vijon punën për  dokumentimin e plotë të aktivitetit të paligjshëm të këtij shtetasi, si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!