Hamilton viktimë e bullizmit në fëmijëri: Në fillore më hodhën banane dhe më ofendonin për ngjyrën e lëkurës

schedule10:41 - 24 Janar, 2023

schedule 10:41 - 24 Janar, 2023

Në rrëfimin se ishte viktimë e racizmit kur ishte nxënës shkollë, për podkastin “On Purpose”, vitet e tij të shkollës ishin vitet më traumatike dhe më të vështira të jetës së tij, duke thënë se atij i hodhën banane dhe e quajtën “të zi” për ngjyrën e lëkurës.

“Unë kam qenë viktimë e bullizmit që në moshën 6 vjeçare. Në këtë shkollë unë isha një nga tre fëmijët me ngjyrë dhe fëmijët më të mëdhenj e më të fortë më hidhnin banane dhe më thërrisnin “zezak”. Ishte e vështirë që njerëzit të më quanin bastard dhe të mos dinë se ku bëj pjesë”, tha piloti i F1.

Duke vazhduar me atë që ka përjetuar si student, Hamilton tha gjithashtu se edhe në shkollë të mesme ka pasur probleme. “Në shkollën e mesme ishin gjashtë apo shtatë fëmijë me ngjyrë nga 1200 fëmijë gjithsej dhe tre prej nesh po na dërgonin vazhdimisht në zyrën e drejtorit. Ndjeva sikur sistemi ishte kundër meje dhe unë po notoja kundër rrymës.

Ishin shumë gjëra që unë i shtypa. Nuk ndjeva se mund të shkoja në shtëpi dhe t’u tregoja prindërve të mi se këta fëmijë më quanin zezak dhe më rrihnin çdo ditë, nuk doja që babai im të mendonte se nuk isha i fortë”, shtoi Hamilton.

Leëis Hamilton është i vetmi pilot me ngjyrë në Formula 1. Vitet e fundit ai ka themeluar organizatën “Misioni 44” me qëllim të mbështetjes së njerëzve nga grupet vulnerabël./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!