Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla ka reaguar për incidentin e ndodhur në Leposaviç ku makina e zyrtarëve policorë u godit nga disa persona që tentuan t’i shmangeshin postbllokut. Sipas tij, policët kishin qenë të detyruar të hapnin zjarr për të neutralizuar situatën.
“Thellësisht i shqetësuar për incidentin e fundit në Leposaviç. Dy persona në një automjet tentuan t’i shmangeshin një postblloku policor. Ata e goditën veturën e Policisë së Kosovës qëllimshëm dhe vunë jetët e zyrtarëve policiorë në rrezik. Zyrtarët e Policisë së Kosovës ishin të detyruar të shpërndanin zjarr në drejtim të veturës, për ta neutralizuar situatën”, shkruan ministri.
Ai thotë se ky rast po hetohet dhe është përfshirë edhe insektorati policor. “Një hetim është duke u zhvilluar dhe Inspektorati Policor i Kosovës është i përfshirë në mënyrë aktive. Dua të jem i qartë: asnjë formë dhune ndaj policisë sonë nuk do të tolerohet. Mbrojtja e qytetarëve dhe zbatimi i ligjit është prioriteti ynë kryesor”, shtoi ai./abcnews.al


