Oficerët e inteligjencës ushtarake ruse urdhëruan bashkëpunëtorët e një organizate të ekstremit të djathtë me bazë në Rusi për të dërguar një sërë “letrash-bombë” në Spanjë kohët e fundit, ndër objektivar ishte edhe kryeministri, ministri i mbrojtjes, zyrtarë të tjerë dhe diplomatë të huaj.
Zyrtarët amerikanë dhe europianë kanë arritur në këtë përfundim, sipas një raporti të The New York Times duke cituar burime nga qeveria amerikane.
Hetuesit spanjollë dhe të huaj po kërkojnë se kush dërgoi gjashtë letra bomba në fund të nëntorit dhe në fillim të dhjetorit në disa vende kryesisht në Madrid, duke përfshirë rezidencën zyrtare të kryeministrit Pedro Sanchez, ambasadat e SHBA-së dhe Ukrainës dhe Ministrinë e Mbrojtjes.
Askush nuk mbeti i vrarë nga sulmet, të cilat zyrtarët amerikanë i kanë cilësuar si terrorizëm. Vetëm një punonjës i ambasadës ukrainase mbeti i plagosur pas shpëthimit të pakos.
Hetuesit janë fokusuar në javët e fundit në Lëvizjen Perandorake Ruse, një grup radikal që ka anëtarë dhe bashkëpunëtorë në të gjithë Europën dhe qendra trajnimi të stilit ushtarak në Shën Petersburg, thanë zyrtarët.
Ata shtuan se grupi, i cilësuar si një organizatë terroriste globale nga Departamenti i Shtetit, besohet të ketë lidhje me inteligjencën ruse. Anëtarë të rëndësishëm të organizatës ishin në Spanjë dhe policia gjurmoi pikërisht atje lidhjet e tyre me organizatat spanjolle të ekstremit të djathtë.
Qëllimi i dukshëm i aksionit ishte të tregonte se Rusia dhe përfaqësuesit e saj janë në gjendje të kryejnë sulme terroriste në të gjithë Europën, duke përfshirë kryeqytetet e vendeve anëtare të NATO-s, gjë që po ndihmon në mbrojtjen e Ukrainës kundër pushtimit rus, thanë zyrtarët. i cili foli në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë rreth hetimit.
Si anëtare e aleancës, Spanja ka ofruar ndihmë ushtarake dhe humanitare për Ukrainën, si dhe mbështetje diplomatike.
Një nga letrat bombë u dërgua në Instalaza, një kompani e prodhimit të armëve në Zaragoza që prodhon granatahedhës që Spanja i jep Ukrainës, dhe një tjetër u dërgua në bazën ajrore Torrejon de Ardoth jashtë Madridit.
Zyrtarët amerikanë thonë se oficerët rusë që dyshohet se qëndronin pas letrave bombë punonin për Drejtorinë Qendrore, të quajtur zakonisht GRU, një nga shërbimet sekrete më agresive të Moskës.
Hetuesit spanjollë kanë identifikuar “persona me interes” që ata besojnë se janë të përfshirë në sulme, sipas një zyrtari të lartë amerikan.
/abcnews.al