Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zaniolo pranë largimit nga Roma, kryeqytetasit piketojnë zëvendësuesin e italianit

schedule10:20 - 22 Janar, 2023

schedule 10:20 - 22 Janar, 2023

Roma ka identifikuar Gerard Deulofeu si zëvendësuesin e Nicolo Zaniolo-s , i cili është shkëputur nga ambienti i Giallorossi-t dhe dëshiron një ndryshim peizazhi deri në fund të merkatos së dimrit. Pasi të përfundojë transferimi i tij (Tottenham apo West Ham destinacioni i mundshëm), familja Friedkin ka një shifër afër 10 milionë euro gati për të bindur Udinese dhe për t’i dhënë Jose Mourinhos një përforcim të rëndësishëm për sulmin.

Fillimisht shitja e Zaniolos, më pas sulmi ndaj Deulofeu. Ndërmjetësuesit po punojnë për të gjetur një zgjidhje në Premier League për blutë, të cilët tashmë janë shkëputur nga Roma. Tani për tani, ofertat e huazimit nga West Ham dhe Tottenham janë refuzuar, kryeqytetasit synojnë një transferim përfundimtar.

Më pas një pjesë e thesarit do të investohet për ish- lojtarin e Milanit, kontrata e të cilit skadon në vitin 2024. Edhe nëse Pierpaolo Marino, drejtori teknik i Udineses, pak ditë më parë kishte përjashtuar një largim të sulmuesit.

“Me tregun e hapur, do të dëgjoni të gjitha llojet e gjërave”, tha ai për “Udinese TV”./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!