Në javën e 17 të Abisnet Superiore, Tirana ka shkatërruar Bylis me shifrat 4-1 dhe marrë kreun e rënditjes.
Githcka u zgjidh që pjesën e parë kur Hasani realizoi 10′ ndërsa Patrick realizoi 2 herë 28′ 32′.
Në pjesën e dytë Kacorri shënoi golin e vetëm për ballshiotët, ndërsa Patrick shënoi sërish për vendasit duke kompletuar hat-trick.
Kjo fitore e ngjit Tiranën në vendin e parë me 31 pikë, 1 pikë më shumë se Partizani.
Ndërkohë, fitore të thellë ka arritur edhe Vllaznia duke mposhtur 4-1 në Loro Boriçi Laçin.
Hoxhaj realizoi 2 herë për vendasit, ndërsa Juric dhe Jonuzi kompletuan pokerin. Për Laçin golin e vetëm e shënoi Shkurtaj.
Kjo fitore e ngjit Vllazninë në vendin e 3 me 28 pikë, vetëm 3 pikë më pak se kreu që mbahet nga Tirana. /G.D abcnews.al/
RENDITJA