Gruaja e Dani Alves ka komentuar akuzën e bashkëshortit të saj për ngacmim seksual

schedule19:54 - 20 Janar, 2023

schedule 19:54 - 20 Janar, 2023

Supermodelja spanjolle dhe gruaja e Dani Alves Joana Sanz foli në mbrojtje të bashkëshortit të saj. Ish-lojtari i Barcelonës dhe PSG-së është arrestuar nën dyshimin për sulm seksual.

Ajo tha për Diario AS:

“Unë e njoh burrin tim. E di sa i respektueshëm është. Edhe kur më njohu, nuk më tregoi mungesë respekti. E kam parë shumë herë sesi gra mjaft të guximshme i afrohen burrit tim në zonën VIP, duke u përpjekur ta joshin para syve të mi.

Alves dhe Joana u martuan fshehurazi në Ibiza në vitin 2017.

Joana është një modele e njohur spanjolle me afro një milion ndjekës në rrjetet sociale.

Sipas viktimës së supozuar, më 30 dhjetor 2022, Alves e ngacmoi atë në një klub nate të Barcelonës. Tashmë lojtari i Pumas është dërguar në paraburgim pa kusht. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!