ARRSH: Akset rrugore në veri paraqesin vështirësi në qarkullim

schedule14:24 - 20 Janar, 2023

schedule 14:24 - 20 Janar, 2023

TIRANË – Zona veriore ka pasur më shumë probleme në rrugë për shkak të motit të keq. Drejtori i Autoritet Rrugor Shqiptar, Evis Berberi në një intervistë për ABC News thekson se tashmë situata po shkon drejt stabilizimit dhe ndërhyrja është bërë në kohë duke mos bllokuar lëvizjen e mjeteve.

Sipas kreut të ARRSH në lartësitë mbi 800 metra ka prezencë bore, ndërkohë që qarkullimi është problematik në Qafë Thore për shkak të rënies së orteqeve.

Në Shkodër ku u regjistruan reshje intensive shiu që prej disa ditësh ,ka prezence uji duke vështirësuar qarkullimin.

Në qarkun e Gjirokastrës rrugët kanë qenë të hapura ndërsa ka pasur vetëm disa problematika si pasojë e rënies së gurëve.

Drejtori i Autoritet Rrugor Shqiptar i bën apel drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes në qarkullim dhe të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë në zonat me prezencë bore dhe ngrice./abcnews.al