TIRANË – Prokuroria po zhvillon një operacion ku ka lëshuar disa urdhërarresti. Burime për ABC thanë se deri më tani Prokuroria e Poscame ka lëshuar 5 urdhër arreste, 4 prej të cilave janë ekzekutuar. Nën drejtimin e prokurorit Adnan Xholi, SPAK thotë se ka zbuluar rolin e organizatorëve në këtë atentat.
Gjatë këtij operacioni janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuara nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për shtetasit: Bashkim Haxhija, Marsel Decka, Endrit Sinani, Genti Ndërjaku alias Kili Ndërjaku, Juljan Pjetri.
Burime po ashtu bëjnë me dije se bëhet fjalë për një procedim penal të regjistruar më herët dhe urdhër-arrestet vijnë pas rrëfimit të një bashkëpunëtori të drejtësisë. Pritet që SPAK të dale me njoftim zyrtar lidhur me këtë operacion. /abcnews.al