Një sherr ka ndodhur në Waid Academy në Skoci ku një nxënëse ushtron dhunë fizike ndaj shoqes së saj të klasës.
Në video, autorja e sulmit shihet duke e goditur me grushte dhe shkelma edhe në kokë vajzën e cila po punonte në kompjuter.
Thank you @willie_rennie for raising the horrific violence seen at @WaidAcademy recently at #FMQs. @nicolasturgeon @ScotGovFM said she wanted to see the video. Here it is. pic.twitter.com/7sVftAXUXK
— Linda Holt (@LHolt99) January 19, 2023
Prindërit e nxënëses që nisi sulmin e egër i thanë “The Courier” se vajza e tyre u sulmua në këtë mënyrë pasi kishte qenë viktimë e bullizmit për të cilin shkolla ishte në dijeni, por pa asnjë lloj ndërhyrjeje.
Publikimi i videos shkaktoi edhe reagime politike me deputetët që pyesnin kryeministren skoceze, Nicola Sturgeon , se çfarë synon të bëjë për incidente të tilla dhune.
Ministrja e Parë e Skocisë fillimisht pretendoi se nuk e kishte parë videon në fjalë dhe më pas shtoi se “dhuna nuk tolerohet kurrë dhe mbrojtja e nxënësve dhe mësuesve është prioritet”./abcnews.al/