Kryemisnitri Edi Rama, pjesë e forumit që po zhvillohet në Devos, i befasoi të gjithë teksa komentoi para presidentes së Parlamentit Europian, Robertaa Metsola, skandalin e fundit që ka përfshirë institucionin.
Duke folur për arrestimin e ish-zëvendëspresidentes së Parlamentit Europian, Rama duke i kërkuar falje presidentes të PE, tha në gjuhën angleze se “Karma is a bitch”.
“Ky është realiteti, por për ne, për mua dhe kjo nuk është shaka, BE-ja është destinacioni i vetëm.
Çfarëdo që të kërkojë, edhe nëse nuk mbërrijmë kurrë aty, ajo çfarë është e rëndësishme është që të kemi një shtet të ngjashëm me BE-në, me institucione të mirëfillta, me llogaridhënie të mirëfilltë, e kështu me radhë. Por, Roberta ndjesë, më duhet ta them. Kur doli kjo çështja e korrupsionit tek ju, thashë që “Karma te vjen hakut”, është një pjesë e fjalës së Ramës.
Këto fjalë të kryeministrit duke se kanë bërë jehonë edhe në mediat e shtetit fqinj, Greqisë.
Kujtojmë:
Parlamenti Evropian u trondit së fundmi nga disa raste korrupsioni të dyshuar mes disa përfaqësuesve të tij të lartë.
Gjyqësori belg kreu disa kontrolle të premten si pjesë e një hetimi të hapur në mes të korrikut të këtij viti për një organizatë të dyshuar kriminale që depërtoi në zemrën e Parlamentit Evropian dhe dyshohet për ndërhyrje në politikën e sindikatave dhe korrupsion përmes Katarit.
Gjatë kontrollit u sekuestruan 600 mijë euro para në dorë, si dhe pajisje kompjuterike dhe telefona. Prokuroria belge ka ngritur dje akuza ndaj katër personave të dyshuar për marrjen e parave dhe dhuratave për të ndikuar në vendimet e Parlamentit Evropian në favor të një shteti të Gjirit.r.t/abcnews.al