La Liga spanjolle ka paraqitur një ankesë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) kundër (FIFA) për shkak të vendimit për ndryshimin e formatit të Kupës së Botës për Klube pa asnjë konsultim.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, njoftoi në dhjetor se 32 ekipe do të garojnë në Kupën e Botës për Klube 2025. FIFA planifikon të mbajë një Kupë Botërore të Klubeve të zgjeruar çdo katër vjet në vend të turneut aktual vjetor.
Të nesërmen, La Liga lëshoi një deklaratë duke kritikuar vendimin e FIFA-s, duke paralajmëruar se do të shqyrtojë lëvizjet ligjore për të parandaluar mbajtjen e Kupës së Botës për klube me formatin e ri.
Sipas AS, La Liga ka ngritur tashmë një padi në CAS. /G.D abcnews.al/