Presidenti i PSG-së Nasser Al-Khelaifi u takua me sulmuesin e Liverpool-it, Mohamed Salah. Kjo ka ndodhur pas ndeshjes së fundit të Liverpool kundër Brentford në Premier League. Gazetari Ismael Mahmud flet për takimin në rrjetet sociale duke cituar një foto.
Mesa duket takimi nuk lidhet me transferimin e mundshëm të Mohamed Salah te PSG, por me blerjen e mundshme të Liverpool nga përfaqësuesit e Katarit.
Mohamed Salah luan për Liverpoolin që nga vera e vitit 2017 pasi u transferua nga Roma. Që atëherë, egjiptiani ka luajtur 281 ndeshje, në të cilat ka shënuar 173 gola dhe 69 asistime. /G.D abcnews.al/