Skuadra e Tiranës ka zyrtarizuar blerjen e sulmuesit nga Kenia, Ismael Dunga. Futbollisti ka firmosur për dy sezone me bardh e blutë
Skuadra e Tiranës vazhdon përforcimet në merkato. Pas Bathes, Kale dhe Torraes, klubi bardh e blu ka zyrtarizuar edhe dy afrime të reja. Ashtu siç pritej Ismael Dunga është zyrtarisht një futbollist i Tiranës. Sulmuesi afrikan ka firmosur për dy sezone me skuadrën kryeqytetase dhe konsiderohet si një përforcim i madh për fazën ofensive. Futbollisti zgjidhi kontratën me klubin e luftëtarit e më pas u prezantua si lojtar i Tiranës.
Ismael Dunga është zyrtarisht bardh e blu. Sulmuesi 26-vjeçar ka firmosur kontratën që e bën pjesë të Tiranës për dy vitet e ardhshme.
Dunga ka përfunduar kontratën me klubin e Luftëtarit dhe ka zyrtarizuar sot marrëveshjen bardh e blu. Futbollisti nga Kenia, autori i 10 golave në sezonin e fundit me Luftëtarin, vjen si një përforcim me vlera për sulmin e Tiranës. Është njoftimi i skuadrës së Tiranës.
Bardh e blutë kanë zyrtarizuar edhe mbrojtësin Kostandin Kariqi i cili vjen nga kampionati grek. Në 14 takime është aktivizuar mbrojtësi me skuadrën e Volosit në sezonin e kaluar.
Afrimi i tij në skuadër ngre dyshime rreth transferimit të mundshëm të mbrojtësit Tefik Osmani. Kostandin Kariqi është përforcimi i radhës për Tiranën. Mbrojtësi 22-vjeçar ka firmosur për dy vite si bardh e blu.
Kariqi vjen nga kampionati grek ku sezonin e fundit është aktivizuar me skuadrën e Volosit. Më parë ai ka qenë pjesë e Kombëtares U-21 të Shqipërisë. Një përforcim me vlera për repartin difensiv ku Kariqi luan në disa pozicione. Njofton klubi i Tiranës.
Përforcimet e një pas njëshme kanë rritur ndjeshëm cilësinë e skuadrës më të titulluar në Shqipëri dhe sezonin e ardhshëm do të jetë një rival më shumë për Partizanin dhe Kukësin./ABC News Albania 24/7