“Blutë” e Chelsea kanë qenë tepër aktiv këtë merkato dimri, ku deri më tani kanë afruar emra interesantë si Badiashille, Fofana, Mudryk e Joao Felix, por mesa duket “uria” e “londinezëve” për të blerë lojtarë të tjerë nuk ka fund.
Emri më i ri, në listën angleze vjen nga Hollanda dhe bëhet fjalë për anësorin e talentuar të PSV-së, Noni Madueke.
Sipas mediave evropiane, vetë trajneri i hollandezëve Van Nistelrooy ka konfirmuar interesimin e bluve, për 20-vjeçarin me origjinë angelze, i cili mund të ishte një transferim tepër interesant në rradhët e skuadrës së Potter. /i.m /abcnews.al