200 SME shqiptare, më shumë akses në financimet nga BEI

schedule14:30 - 10 Korrik, 2019

schedule 14:30 - 10 Korrik, 2019

200 ndërmarrje të vogla dhe të mesme shqiptare do të përfitojnë nga aksesi më i mirë në financime falë marrëveshjes së Bankës Europiane të Investimeve (BEI) dhe një banke të nivelit të dytë në Shqipëri.

Kjo marrëveshje është kryer në kuadrin e programit europian për konkurencën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme COSME, duke mundësuar transaksionin e parë në Shqipëri për ndërrmarrjet e vogla dhe të mesme.

Komisionerja europiane përgjegjëse për industrinë, ndërmarrjeve e vogla dhe të mesme, Elzbieta Bieńkoëska ka përshëndetur këtë hap.

Sipas saj, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kanë nevojë për një qasje më të mirê në financime për transformimin e ideve të tyre në projekte konkrete, krijimin e vendeve të punës dhe gjenerimin e rritjes ekonomike.

Garancitë e kredive të COSME ofrojnë fonde prej më shumë se 25 miliardë euro për më shumë se 450 mije ndërmarrje të vogla dhe të mesme europiane. /ABC News Albania 24/7