Arrestohet i forti i bandës së Durrësit, Ermir Dervishi. Policia e ka arrestuar për qëllim ekstradimi drejt Italisë, ku gjykata e ka dënuar 49-vjeçarin me burgim të përjetshëm për veprën penale të vrasjes.
I shpallur në kërkim pasi është dënuar Policia ka arrestuar një shumë të kërkuar, i cili para 20 vjetësh kishte vrarë një person ne Itali. Ai është Ermir Dervishi 49 vjeç i njohur edhe si një nga të fortit e Bandës së Durrësit. Ermir Dervishi u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i dënuar me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprës penale “Vrasja”.
Operacioni për kapen e tij u organizua nga forcat e posaçme Operacionale të Durrësit në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të policisë italiane. Dervishi, banues në Durrës ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit te Alessandrias, në datën 18.02.1999 e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprës penale “Vrasja”, njofton policia./abcnews.al