“30 vjetori i marrëdhënieve diplomatike”, Zelensky: Pata një telefonatë me Ramën, në fokus hapja e Ambasadës shqiptare në Kiev

schedule17:40 - 13 Janar, 2023

schedule 17:40 - 13 Janar, 2023

Pas lajmit se Shqipëria do të hapë së shpejti ambasadë në Kiev, pikërisht në 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes shteteve, kryeministri Edi Rama dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kanë zhvilluar një bisedë telefonike.

Këtë telefonatë Zelensky e ka konfirmuar në rrjetin e tij social “Twitter” duke thënë se në fokus të bisedës ishte hapja e Ambasadës shqiptare në Ukrainë.

Veç këtyre temave ata kanë folur edhe mbi situatën në frontin e luftës duke falënderuar kryeministrin shqiptar edhe për mbështejen dhe ndihmën e tij.

Kujtojmë që Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka konfirmuar se për pak ditë do të dërgohen disa ambulanca dhe ndihma ushtarake.

Ukraina dhe populli i saj gjenden prej një viti në luftë ndaj agresionit rus, i cili së fundmi pretendon se ka zotëruar edhe një qytet tjetër të Ukrainës atë të Soledar.d.k/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!