Ronaldo-Messi: 2.6 milionë dollarë ankandi për biletën e ndeshjes miqësore

schedule09:39 - 13 Janar, 2023

schedule 09:39 - 13 Janar, 2023

Është miqësorja që të gjithë kanë pritur ta shohin që kur Cristiano Ronaldo vendosi të pranojë ofertën e Al Nassr.

Ky i fundit më 19 janar do të formojë një grup miks me rivalët kryesorë Al Hilal dhe do të përballet me PSG-në në një miqësore që ishte rezervuar shumë përpara transferimit të portugezit.

Megjithatë kjo ndeshje do t’i gjejë dy legjendat e futbollit botëror sërish përballë njëra-tjetrës për herë të parë pas tre vitesh. Dhe për këtë çmenduri të botës e shfrytëzojnë në mënyrën më të mirë sauditët, të cilët nxorën në ankand një biletë të quajtur “Përtej imagjinatës” me titullarin që kishte të drejtë të shikonte ceremoninë e ndarjes së çmimeve për fituesit nga fusha e lojës. Dhomat e zhveshjes, por kryesisht për të takuar Ronaldon dhe Messin.

Pra, deri më sot Musref Al Ghamdi, menaxher i përgjithshëm i grupit “AqarOne” është ai që ka bërë ofertën më të mirë pasi e ka çuar në 10 milionë rialë, që përkon me 2.66 milionë dollarë. Megjithatë, shuma pritet të rritet edhe më shumë pasi ankandi përfundon më 17 janar./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!