Një 62-vjeçar amerikan i dënuar me vdekje për vrasjen e një çifti të moshuar në tetor 2003 u ekzekutua të enjten në Oklahoma. Scott Eisber iu dha një injeksion vdekjeprurës në Institucionin Korrektues Macalister.
Ky është i burgosuri i tretë i dënuar me vdekje që ekzekutohet në Shtetet e Bashkuara që nga fillimi i vitit. Gati 20 vite pas “krimeve të tij të tmerrshme, drejtësia është vënë në vend”, tha Prokurori i Përgjithshëm i Oklahomas, Gendner Drummond, i cili ishte i pranishëm në momentin e ekzekutimit.
Sipas informacioneve, Eisber hyri në shtëpinë e Cantrells, fqinjët e ish-partneres së tij Kathryn Smith. Ai kishte marrë të gjithë masat që çifti i të moshuarve të mos ndodheshin në shtëpi.
Megjithatë, pak kohë më vonë, 76-vjeçari AJ Cantrell dhe gruaja e tij 70-vjeçare Patsy u kthyen në shtëpi duke pasuar një sherr të madh.
Eisber qëlloi dhe vrau Patsy Cantrell dhe rrahu për vdekje burrin e saj.
/abcnews.al