Në orën 21:00 me orën lokale, skuadra e Chelsea do të përballet në “Craven Cottage” me Fulham, në ndeshjen e prapambetur, të vlefshme për javën e 7-të, të Premier League.
Përballë “bluve” të Londrës, tekniku Marco Silva ka zgjedhur formacionin 4-2-3-1, ku në mbrojtje është pozicionuar Tete, Adarabiyo, Ream dhe Robinson. Përpara mbrojtjes është vendosur Palhinha dhe Reed, ndërsa në pjesë ofensive të mesfushës trajneri Silva ka pozicionuar Reid, Andres Pereira dhe brazilianin Ëillian, të cilët do të jenë në mbështetje të sulmuesit të vetëm, Carlos Vinicus.
Në krahun tjetër, Graham Potter e kërkon me ngulm fitoren dhe për këtë përballje ka përdorur formacionin më të mirë të mundshëm. Në portë Kepa e para tij në mbrojtje Koulibaly, Silva dhe Chalobah. Në mesfushë Hall, Kovacic, Zakaria e Azpilicueta. Për të plotësuar formacionin 3-4-2-1, tekniku Potter ka vendosur të hedhë në fushën e lojës, Mason Mount dhe afrimin më të ri të “bluve”, Joao Felix, ku në qendër të sulmit përpara 2 të rinjve do të jetë Kai Havertz. /i.m /abcnews.al