Zbardhet skema e mashtrimit të sekretarit të Ministrisë së Financave

schedule16:46 - 12 Janar, 2023

schedule 16:46 - 12 Janar, 2023

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Finanave Arlind Gjokutaj dhe drejtori I çështjeve ligjore I këtij institucioni Fatmir Hoxhaj pranuan praktikën e përmbaruesit Alban Reli duke përfituar dëmshpërblim për shtetasin Ilir Thana në shumën prej 1.2 milionë euro edhe pse specialistët e ministrisë kishin hartuar një memo ku informonin se Thana ishte dëmshpërblyer njëherë në vitin 2015, në vlerën 300 mijë lekëve të reja vjetra për blerjen e një magazine.

Nga hetimet e prokurorisë së Tiranës ka rezultuar se, përmbaruesi Alban Ruli në kundërshtim me ligjin, ka bërë rivlerësim të dëmshpërblimit për një pronë në emër të Thanës edhe pse ky I fundit nuk rezultonte zotërues i një magazine me sipërfaqe 187 metra katror pasi ajo iu kthye ish-pronarit në vitin 1995-së.

Por sipas prokurorisë, në harkun kohor të tre muajve, duke nisur nga gushti I kaluar deri në tetor, Ministria e Financave në kundërshti me ligjin, ka pranuar për të ekzekutuar titullin përmbarimor duke derdhur në llogari të Thanës dhe motrës së tij shumën prej 48 milionë lekë tw reja, ndërsa pjesa tjetër prej rreth 980 milion lekësh të vjetra do të lëvrohej më vonë.

Ka qenë denoncimi i një banke të nivelit të dytë që ka vënë në lëvizje prokurorinë pasi Thana rezultonte debitor dhe për këtë shumat e parave nga Ministria e Financave kalonin në llogari të motrës së tij.

Po kështu, hetuesit kanë dyshime se ndërmjet mashtrimit, Thana që është arrestuar dhjetorin e kaluar, në vitin 2005 e ka shitur magazinën e ish-drejtorisë së shërbimeve qeveritare që ndodhet në pranë kryeministrisë në Rrugën Mustafa Matohiti tek një tjetër person.

Të premten në gjykatën e Tiranës Arlind Gjokutaj, vartësi I tij Fatmir Hoxhaj dhe përmbaruesi Alban Reli do të njihen me masën e arrestit në burg pasi akuzohen për shpërdorim detyre./abcnews.al/