Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e bujshme në kryeqytet, ku një pastruese ka vjedhur shuma të mëdha eurosh dhe bizhuteri, në bashkëpunim me të birin e saj, në një familje ku ishte e punësuar.
Bëhet fjalë për Rozeta Dobin dhe djalin e saj Havier Dobi të cilët po hetohen për disa raste të tjera që janë denoncuar në Tiranë për vjedhje banesash.
Rozeta kishte 20 vite që punonte si pastruese.
Burimet bëjnë me dije se nënë e bir janë marrë në pyetje vetëm për 80 mijë euro që iu gjetën dje dhe kanë pranuar se i kanë vjedhur në një banesë. Ndërsa për sasinë tjetër të gjetur nuk janë marrë ende në pyetje për të deklaruar se sa banesa të tjera kanë vjedhur.
Njoftim policie
Gjenden dhe sekuestrohen edhe 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, në banesën e dy autorëve të arrestuar gjatë operacionit ditën e djeshme.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të operacionit policor të koduar “Inside”, gjatë të cilit u arrestuan shtetasit R. D. dhe H. D., nisur nga dyshimet e krijuara, mbi shumën e vjedhur në banesën në Rrugën e Kosovarëve, bazuar në inteligjencën informative dhe veprimet hetimore të thelluara është ushtruar rikontroll në banesën e shtetasve R. D. dhe H. D. (nënë e bir).
Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në tubin e aspirimit, 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al/