Rama: Opozita, zero shans të rikthehet te fitorja në zgjedhjet e vitit 2021

schedule18:20 - 8 Korrik, 2019

schedule 18:20 - 8 Korrik, 2019

Gjatë fjalës së tij në Kuvend këtë të hënë, Kryeministri Rama komentoi edhe deklaratat e opozitës në lidhje me pjesëmarrjen në zgjedhjet e 30 Qershorit. Kreu I qeverisë deklaroi se e ka ditur që opozita do të përdorte emigrantët, shqiptarët në shtëpi dhe ata në plazh si mbështetës të revolucionit imagjinar sipas tij.

Sipas Ramës, pjesëmarrja e 30 Qershorit ka tejkaluar çdo pritshmëri të mazhorancës. Leximi gabim i këtyre zgjedhjeve nga opozita sipas Ramës e tregon qartë që ajo nuk ka asnjë shans të fitojë në zgjedhjet e përgjithshme që do të zhvillohen në vitin 2021.

“I kam ndjekur ndërkohë me një ndjenjë mëshire budallallëqet e fallxhores Monikë dhe akrobacitë e artistit Lul që sëbashku me mufkat e Haxhiut Sali që me shfajësimet e hatashme për disfatën e tyre deri tek fajësimet e dëshpëruara në adresën tonë lidhur me pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje me raportin paraprak të misionit të ODIHR.

Fatmirësisht e kam thënë disa herë gjatë fushatës se lufta e tyre për të prishur zgjedhjet me dhunë do të rezultonte një vrimë me ujë, por kjo nuk do i pengonte ata të shpallnin fitoren e radhës. E kam ditur se do t’i përdornin si mbështetës të revolucionit imagjinar shqiptarët jashtë shtetit, shqiptarët në shtëpi, shqiptarët në palzh. E vetmja gjë që s’kam menduar është që do mendon gabim estradë hesapi 7 herë 7 = 42. S’ka më keq se humbësit se sa të sillen si fitimtarë dhe s’ka më mirë se fituesit se sa humbësit që s’duan ta kuptojnë pse kanë humbur.

85% popullit refuzoi Ramën thonë të shkretët. Janë këta që thonë që të tërë shqiptarët kanë ikur nga Shqipëri, por kjo s’i pengon që t’i llogarisin të tërë si prezentë në Shqipëri 30 Qershorin e fundit. Janë po këta që e kundërshtojnë dem baba dem përfshirjen e votës së emigrantëve në Kodin Zgjedhor, por me këtë rast ritheksoj bindjen tonë se emigrantët duhet ta kenë të drejtën e votë, duke filluar nga zgjedhjet e ardhshme dhe  duan apo nuk duan udhëheqësit e opozitës rrugore ne do ta përfshijmë votën e emigrantëve në Kodin Zgjedhor. Uroj edhe me dakordësinë e opozitës parlamentare.

Pjesëmarrja e 30 Qershorit ka tejkaluar çdo pritshmëri tonën. E kemi marrë një përqindje me të lartë votash seç kishte koalicioni fitues që qeverisi Shqipërinë në vitin 2015. Kemi marrë një numër më të madh votash për kandidatët se sa pritshmëria jonë më optimiste nga një garë kur gjysma e tyre nuk kishin kundërshtarë. Krahasuar me kaur vjet më parë, kur ishim me kandidatë  të përbashkët me LSI-në, ku numër është 4% më pak. Po të kishte qenë një garë normale dhe pa presionin e lartë dhe kriminal me muaj të tërë dhe deri natën e fundit me zgjedhjet padyshim që kjo përqindje do të ishte më e lartë se viti 2015. Ta lexosh si refuzim popullor ndaj meje, ndaj nesh përqindjen krejt normale të pjesëmarrjes në këto zgjedhje të bombarduara me kërcënime dhe ta shohësh rezultatin tonë si tkurrje elektorale e shumicës qeverisëse do të thotë jo thjeshtë se s’di ça flet, por të mos kuptosh se çfarë vjen më mbrapa. Në fakt qoftë zhvillimi i zgjedhjeve, qoftë rezultati ynë, po qoftë dhe analfabetizmi politik dhe verbëria kronike e udhëheqjes opozitare e tregojnë qysh sot se pse ajo opozitë s’ka asnjë shans të rikthimit te fitorja, zero në zgjedhjet e vitit 2021”, tha Rama.

Rama komentoi edhe raportin e OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet ku tha se ka pasqyruar me korrektësi një proces anormal. Ai theksoi se mazhoranca do ta depolitizojë administratën zgjedhore, ndërkohë që mbrojti edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Sipas Ramës KQZ-së nuk i mbeti rrugë tjetër përveçse të rezistojë duke mbrojtur frymën e Kodit Zgjedhor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!