Inteligjenca britanike trondit me deklaratën e saj: Në makinën e qeverisë u gjet një pajisje gjurmuese kineze

schedule13:43 - 7 Janar, 2023

schedule 13:43 - 7 Janar, 2023

Një pajisje gjurmuese kineze u gjet e fshehur në një makinë të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, ka deklaruar një oficer i inteligjencës.

Zyrtarët kontolluan imtësisht automjetet mes frikës në rrijte të sigurisë dhe zbuluan diçka shqetësuese.

Një burim i sigurimit tha se të paktën një kartë SIM e aftë për të transmetuar të dhënat e vendodhjes u zbulua brenda një pjese të mbyllur të një makine të importuar nga Kina. Automjetet e kontrolluara përdoren shpesh nga diplomatë dhe anëtarë të lartë të qeverisë.

Një oficer i inteligjencës së sigurisë tha se automjetet ishin çmontuar në mënyra kirurgjikale deri në detajin më të vogël pasi shërbimet e inteligjencës kineze kanë shënjestruar ministrat e Mbretërisë së Bashkuar.

Burimi tha: “Karta SIM jep mundësinë për të vëzhguar qeverinë gjatë një periudhe prej disa muajsh ose vitesh, duke paraqitur vazhdimisht lëvizjet dhe aktivitetet.”

Ish-udhëheqësi i konservatorëve Sir Lain Duncan Smith ka bërë thirrje që Kina të njihet si një kërcënim për Britaninë e Madhe.

“Nuke e di se sa më shumë duhet të dijë Mbretëria e Bashkuar për kërcënimin që Kina paraqet për të gjithë ne. Sigurisht që është koha për të ndryshuar rishikimin e integruar dhe për t’iu referuar Kinës si një kërcënim”, u shpreh ai.

Në një raport mbi përditësimin e Rishikimit të Integruar (IR) të mbrojtjes dhe politikës së jashtme, FAC i vëri thirrje Mbretërisë së Bashkuar që të forcojë qëndrueshmërinë e saj ndaj kërcënimeve ndërkombëtare, përfshirë Kinën, nëse dëshiron të mbetet një peshë e rëndë globale. Për të arritur këtë, komiteti rekomandoi sjelljen e një përparësie të re kombëtare të qëndrueshmërisë dhe nisjen e takimeve të rregullta ndërqeveritare për këtë çështje.

Pavarësisht shqetësimeve të tyre, deputetët thanë se qeveria duhet të vazhdojë të punojë me Kinën në fushat kyçe, duke këmbëngulur se kjo është jetike për ndjekjen e disa synemeve globale, siç është lufta kundër ndryshimeve klimatike./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!