Në vendim parashikohet që ndërtuesit kanë të drejtën e parablerjes së sipërfaqes së ndërtuar pa leje me çmimet e tregut ose t’ia dhurojnë atë pjesë qeverisë, nëpërmjet kontratës “1 euro”.
Hyn në fuqi vendimi për konfiskimin e objekteve të ndërtuara pa leje.Vendimi është zbardhur në fletoren zyrtare dhe parashikon të gjitha detajet se si duhet të veprojnë subjektet. Ndërtuesit kanë të drejtën e parablerjes së sipërfaqes së ndërtuar pa leje me çmimet e tregut ose t’ia dhurojnë atë pjesë qeverisë, nëpërmjet kontratave “1 euro”.
Hyn në fuqi vendimi për konfiskimin për interes publik të objekteve të ndërtuara pa leje për qëllime fitimi.Tashmë kjo vkm është botuar në fletoren zyrtare dhe parashikon të gjitha hapat që duhet të ndjekë një subjekt që ka shkelur lejen e ndërtimit.
Përpara fillimit të procedurës së konfiskimit ndërtuesve i kërkohet që të paraqiten vullnetarisht për të kaluar me akt noterial objektin në favor të shtetit, me një kontratë me vlerë 1 euro.
Shpenzimet për ekspertët do të mbulohen nga ministria përgjegjëse për administrimin e pronës shtetërore, nga të ardhurat e siguruara nga shitja e objektit. Kjo pagesë do të jetë 2 % e vlerës së objektit por jo më pak se 60.000 lekë dhe jo më shumë se 300.000 lekë.
Ndërkohë që afati parashikohet që të jetë jo më shumë se 10 ditë nga dalja e urdhrit të ministrit.
Institucionet e interesuara për të përdorur objektet e konfiskuara për qëllime strehimi social apo për interes publik duhet të shprehin interesin e tyre pranë ministrisë përgjegjëse për administrimin e pronës shtetërore për t’i përdorur për nevojat e tyre.
Brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, ministria përgjegjëse për administrimin e pronës shtetërore ka për detyrë të krijoj dhe administroj regjistër të veçantë për regjistrimin dhe inventarizimin e objekteve të konfiskuara me çdo të dhënë të tyre.
Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar disa vendime për konfiskim të ndërtimeve të kryera në shkelje të lejes për qëllim fitimi. Ndërtimet e konfiskuara ndodhen: 9 nëTiranë, 1 në Durrës, 5 në Kavajë, 4 në Vlorë, 2 në Himarë dhe1 në Sarandë. Në total që prej nisjes së këtij provesi pas daljes së VKM përkatëse, numri I godinave të konfiskuara ka shkuar në 22 dhe 1 me kontrate premtim-shitje me vlerë 1 euro.