FMN paralajmëron një vit të vështirë: Një e treta e botës në recesion

schedule20:41 - 2 Janar, 2023

schedule 20:41 - 2 Janar, 2023

Kryetarja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, ka thënë se gjysma e 27 vendeve të Bashkimit Evropian do të jetë në recesion në vitin 2023 pasi blloku është godituar shumë rëndë nga konflikti në Ukrainë.

“Ne presim që një e treta e ekonomisë botërore të jetë në recesion”, tha Georgieva.

2023 do të jetë më i ashpër se viti që lëmë pas për ekonominë botërore, tha ajo.

“Pse? Për shkak se tre ekonomitë e mëdha, SHBA, BE, Kina, po ngadalësohen të gjitha njëkohësisht”, tha ajo për programin “Face the Nation” të CBS.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!