FOTO/ Homazhe speciale në stadiumin e Santos, “mbretit” i jepet lamtumira e fundit

schedule17:10 - 2 Janar, 2023

schedule 17:10 - 2 Janar, 2023

Brazili dhe mbarë bota po i jep ditën e sotme lamtumirën legjendës Pele.

Homazhet nisën në orën 10 të mëngjesit në Santos, në stadiumin “Vila Belmiro”,  në nderim të “Mbretit”, i cili u nda nga jeta më 29 dhjetor në moshën 82-vjeçare.

Trupi i legjendës së futbollit botëror u vendos në qendër të fushës ku luajti për 18 vite, teksa ishin të shumtë ata që pritën gjatë për të parë për herë të fundit idhullin e tyre.

Pele u nderua edhe nga personalitete të shumtë si shenjë mirënjohje për atë që dha në fushën e futbollit dhe jashtë saj.

Ndërkaq, ceremonia mortore do të mbahet të martën dhe do të jetë e hapur vetëm për familjarët. /i.m /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!