Komisioni i Ligjeve rrëzon me votat e socialistëve dekretin e Metës

schedule12:25 - 12 Dhjetor, 2017

schedule 12:25 - 12 Dhjetor, 2017

Komisioni i ligjeve ka rrëzuar me 12 vota të mazhorancës dekretin e parë të Presidentit Ilir Meta, prej marrjes së postit të kreut të shtetit.

Bëhet fjalë për ligjin për tarifat gjyqësore të kaluar në parlament në 2 nëntor, i cili përcakton tarifat e reja që qytetarët duhet të paguajnë për të aksesuar drejtësinë. Pesë votat e opozitës shkuan pro dekretit, i cili shtronte tre argumente në kundërshtim të ligjit.

Mungesa e një studimi të thelluar për rritjen e tarifave në mënyrë drastike dhe të menjëhershme, mungesa e garantimit të mbrojtjes së shtresave të shoqërisë që kto tarifa nuk i përballon dot, si dhe parashikime minimale për financimin e sistemit gjyqësor nga këto tarifa gjyqësore. Këto janë argumentat për rikthim të ligjit të presidentit Meta. Për socialistët njëri qëndron edhe pse e rrëzon me mburojën e preferuar: ekspertët.

Për demokratët argumentat e kreut të shtetit Meta qëndrojnë, ndaj kthimin e ligjit e përdori edhe për t’i bërë një thirrje mazhorancës në tërësi.

Cepin e zgjodhët vetë, i tha Alket Hyseni i cili tentoi argumentin se tarifat realisht janë ulur për ata që  nuk marrin ndihmën ligjore. Ishte ish-mnistri i drejtësisë Nasip Naço ai që ndërhyri edhe për të dhënë qëndrimin e LSI-së./abcnews.al