Mbrojtësi i PSG-së, Sergio Ramos mund të ribashkohet me portugezin Cristiano Ronaldo, me të cilin ka luajtur më parë për Real Madridin. Sipas AS, Al-Nasr, i cili nënshkroi CR7, dëshiron të forcojë mbrojtjen me 36-vjeçarin. Klubi nga Arabia Saudite ka planifikuar negociata me lojtarin.
Në janar, Al-Nasr do të zhvillojë një ndeshje testuese kundër PSG-së. Pas këtij takimi, drejtuesit e klubit do të diskutojnë një marrëveshje të mundshme me Sergion.
Nga ana tjetër, Ramos do të donte të kalonte të paktën një sezon më shumë për skuadrën pariziene. Në të njëjtën kohë, klubi dyshon për nevojën e vazhdimit të kontratës me të. /G.D abcnews.al/