24 të burgosur janë arratisur nga një burg në Meksikën veriore pasi persona të armatosur, të dyshuar si anëtarë të një karteli droge, kanë sulmuar godinën e burgut me armë zjarri.
Sulmi ndaj burgut shtetëror Chihuahua ndodhi pak pas orës 07:00 ( me orën lokale).
Grupi i armatosur mbërriti në ambientet e jashtme të burgut me automjete të blinduara, ndërsa fillimisht hapën zjarr ndaj rojeve të burgut.
BBC raporton se si pasojë e sulmit të armatosur, dhjetë persona u vranë, përfshirë katër të burgosur, ndërkohë 13 të burgosur kanë mbetur të plagosur.
Katër prej tyre po trajtohen në spital, thanë autoritetet e burgut.
Ushtria dhe garda kombëtare janë thirrur për të mbështetur autoritetet lokale për arrestimin e autorëve.
Qyteti i Chihuahua ka përjetuar vite të tëra përplasjesh të dhunshme midis karteleve rivale të drogës Sinaloa dhe Juarez, duke vrarë mijëra njerëz në dekadën e fundit./abcnews.al/