Gjendet i vdekur shqiptari në Greqi

schedule11:57 - 7 Korrik, 2019

schedule 11:57 - 7 Korrik, 2019

Një 45-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të diele në fshatin Kefalovriso në Trikala të Greqisë.
Kanë qenë banorë të fshatit të cilët gjetën të pajetë burrin shqiptar jashtë kasolles ku ai banonte, raporton “I Efimerida”. Forcat e policisë, të cilat shkuan në vendngjarje, identifikuan viktimën, ndërsa identitetin nuk e kanë bërë publik. Dyshohet se 45-vjeçari ka humbur jetën 48 orë më parë nga momenti kur është gjetur.
Autoritetet janë duke vazhduar hetimet për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së shqiptarit. Të gjitha pistat janë të hapura, por paraprakisht dyshohet që të ketë humbur jetën nga shkaqet natyrale. Sipas mediave greke, 45-vjeçari jetonte i vetëm dhe nuk kishte miq në fshat. /tvklan.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!