Shkoi në spital i plagosur me armë dhe nuk tregoi rrethanat e ngjarjes, arrestohet 35-vjeçari me shokët në Elbasan

schedule16:18 - 31 Dhjetor, 2022

schedule 16:18 - 31 Dhjetor, 2022

Fatmir Murati, Mariglen Gostima dhe Shkelzen Hoxha janë arrestuar nga policia e Elbasanit pasi akuzohen për moskalëëzim krimi.

Ditën e djeshme rreth orës  21:30, ka shkuar për mjekim në spitalin rajonal të Elbasanit Fatmir Murati, me një plagë në këmbë, e dyshuar e shkaktuar nga një armë zjarri. Pasi ka marrë mjekim, ky shtetas ka dalë nga spitali.

Gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor, Murati ka deklaruar se ishte dëmtuar me një hekur, pasi ishte rrëzuar nga motori, në vendin e quajtur “Harqet”.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar edhe Mariglen Gostima dhe Shkelzen Hoxha  shokë të Muratit, të cilët gjatë marrjes në pyetje nuk kanë treguar rrethanat e vërteta të ngjarjes.

Grupi hetimor nuk ka gjetur asnjë send të kundraligjshëm, gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes të pretenduar nga 35-vjeçari.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Moskallëzimi krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!