Rama sërish apel Bashës për Kryeprokurorin

schedule12:11 - 12 Dhjetor, 2017

schedule 12:11 - 12 Dhjetor, 2017

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh në rrjetet sociale për kryedemokratin Lulzim Basha në lidhje me zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm.

Kryeministrit thotë se tashmë është koha që palët të ulen në dialog për të zgjedhur kryeprokurorin.

“LB është koha për të vënë drejtësinë mbi frikën nga drejtësia; dialogun mbi çdo mjet tjetër politik; negociatat me BE mbi gjithçka na ndan”, shkruan Kryeministri në rrjetet sociale.

Ky mesazh i Kryeministrit vjen disa orë pas thirrjes së ambasadorit amerikan Donald Lu për bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës./abcnews.al