I mbyllnin gojën, rrihnin dhe digjnin me çakmak, arrestohen prindërit që torturuan fëmijët e tyre në Turqi

schedule12:10 - 28 Dhjetor, 2022

schedule 12:10 - 28 Dhjetor, 2022

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Bursa të Turqisë. Një grua 32-vjeçare dhe burri i saj 37-vjeçar janë burgosur pasi akuzohen për torturimin e katër fëmijëve të tyre të moshës 2 deri në 10 vjeç.

Sipas mediave turke që publikuan fotot dy prindërit akuzohen ndër të tjera se ua kanë mbuluar gojën fëmijëve të tyre me shirit për të mos u dëgjuar zëri kur i kanë rrahur dhe djegur me çakmakë.

Nëna e fëmijëve, 32-vjeçarja Hana Ramadan, përveç djegies akuzohet se ka goditur dhe rrahur fëmijët.

Rasti doli në dritë kur fqinjët dhe të afërmit dëgjuan britmat nga brenda shtëpisë së familjes. Një i afërm i familjes ka qenë ai që ka regjistruar torturat me celularin e tij.

Nëna e fëmijëve, të moshës 2, 5, 6 dhe 10 vjeç, thuhet se pohoi se “po i godiste fëmijët sepse babai i tyre ia kërkoi.” Nga ana tjetër bashkëshorti mohoi të kishte dijeni për atë që po ndodhte.

Pas arrestimit të prindërve të tyre, fëmijët janë transferuar në strukturat sociale./Abcnews.al.